Loading...

Ajnshtajni, heroi i të gjitha kohërave

0233.jpg

100 vjet nga Teoria e Relativitetit, por qëndron ende e fortë teza e Albert Ajnshtajnit.

Sipas një sondazhi të realizuar me 7 mijë studentë në të gjithë botën, fizikani është në vendin e parë mes heronjve botërorë të të gjitha kohërave. Pas tij vjen Nënë Tereza,Gandhi, Martin Luther King, Isak Njuton, dhe Jezusi është në vendin e gjashtë. Mes të këqinjve triumfon Hitleri.

Studimi i publikuar në Plos One, është realizuar mes studentëve të universiteteve të 37 vendeve. Nga Argjentina në Japoni, nga SHBA në Pakistan dhe në Korenë e Jugut.

Mes heronjve në top dhjetëshe hyjnë edhe Mandela, Edison, Lincoln dhe Buddha. Mes personazheve negativë, pas Hitlerit vjen Osama Bin Laden, Saddam Hussein, George Bush, Stalin, Mao, Lenin, Genghis Khan, Saladino, perandori Qin dhe Napoleoni.

Albert Ajnshtajn udhëheq ende, pasi ka ndikuar edhe nisma e publikuar në Kickstarter e një tipografi gjerman. Ai ka mbledhur plot 40 mijë dollarë për të krijuar një model shkrimi, një karakter identik si ajo e shkrimit me dorë të gjeniut. Tipografi nga Frankfurti që do të studiojë shkrimin me dorë të Ajnshtajnit për të dixhitalizuar kaligrafinë, nuk është i panjohur. Dy vjet më parë ai krijoi modelin e shkrimit të Sigmund Frojdit.

Komentet

Leave a Reply

Top