Loading...

Aksion policor, dyshime për akt terrorist në Maqedoni

MPB-ADRIAN.jpg

Policia ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist. Siç njofton Ministria e Brendshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në disa lokacione janë kryer bastisje dhe janë konfiskuar materiale të cilat mund të përdoren si mjete prove gjatë procedimit. Përjashtim komunikatës së mbrëmshme, dikasteri i Brendshëm nuk jep më shumë detaje.

Në bazë të informacioneve paraprake falë bashkëpunimit me një shtet partner lidhur me sulmin e mundshëm terrorist në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga struktura radikale, mbështetës të ISIS, janë zhvilluar masa operative-teknike me qëllim identifikimin e organizatorëve, logjistikës dhe kryerësve potencial të aktit” – kanë njoftuar nga MPB.

Lidhur me sulmet e mundshme ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Përfaqësia diplomatike amerikane rekomandon shmangie nga vendet publike, qendrat tregtare, aeroportet dhe vendet tjera publike.

Ekziston rritje rreziku për sulm terrorist të inspiruar nga ideologji ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Organizatat terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji ekstremiste kanë në fokus qytetarët duke përfshi edhe shtetasit amerikan. Terroristët shfrytëzojnë mjete më pak të sofistikuara si pistoleta, vetura dhe armë”  – reaguan Ambasada e SHBA-ve në Shkup

Në saje të informacioneve, Ministria e Brendshme paralajmëron vazhdimin e hetimeve të kësaj natyre.

Komentet
Top