Aksion policor në Kumanovë, rikthehet paniku tek banorët

0226.jpg

Aksioni policor i zhvilluar sot në Lagjen e Dardanisë në Kumanovë ka kthyer panikun dhe frikën tek banorët. Forca të shumta policore dhe të armatosura rëndë bllokuan lagjen, vetëm për të arrestuar një person, i cili sipas policisë, ka marrë pjesë në grup që strehon emigrantë. Banorët thonë se ndihen të shqetësuar dhe bëjnë apel për kujdes policor në aksione të tilla.

“Kush po na pyet neve a shqetësohemi ajo. Nuk është normal por maqedonasit na kanë në dorë, ne nuk kemi në dorë asgjë”.

“Shumë ka pas forca policore. Ishin rreth 10 autoblinda dhe shumë polic. Për një njeri se kanë ardhur, në rregull, por aq shumë forca policore për një njeri nuk është në rregull. Sigurisht ka panik. Unë në mëngjes dola jashtë, por më urdhëruan që të kthehem brenda. Panik e madhe, edhe Ramazan. U zgjuan e gjithë lagja, fëmijët me frikë, me stres, për shkak rastit në Lagje të Trimave”.

“Nuk është normal një aksion i tillë. Atë njeri që kanë ta arrestojnë le ta arrestojnë, mirëpo popullata nuk guxojnë ta frikojnë”.

Ministri i Brendshëm Mitko Çavkov, duke mos dhënë shumë detaje rreth aksionit, tha se ai u krye me sukses, dhe se qëllimi i tij kishte ndalimi i një grupi kriminal që strehonte dhe transportonte emigrantë. Sipas Çavkovit, policia ka parandaluar transportimin e emigrantëve.

Sot në mëngjes u zhvillua me sukses aksioni policor për shkatërrimin e krimit të organizuar, gjegjësisht grupit që ishte nën shënjestrën e MPB-së. Me procedurë të posaçme hetimore, arritëm që me sukses t’i identifikonim organizatorët e këtij grupi kriminale, i cila në mënyrë të organizuar për një kohë të gjatë punonte në strehimin dhe transportimin e emigrantëve në territorin e Maqedonisë”, deklaroi Mitko Çavkov, Ministër i Brendshëm.

Çavkov shtoi se ligji i sapo amenduar për azil, nuk liron nga përgjegjësia personat që bartin dhe fshehin emigrantët në mënyrë të paligjshme. Përveç Lagjes së Dardanisë, aksion policor kishte edhe në fshatin Çerkez të Kumanovës. /Alsat-m

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top