Loading...

Aktivistët bëjnë rezil funksionarët e BDI-së në Reçicë të vogël

20190408_115947-696x753.jpg

Pasi u shua këshilli i BDI-së në Çarshinë e epërme në shenjë revolte ndaj vendimit të partisë, pasi BDI kishte perkrahur Stevo Pendarovskin për president të shtetit, mbrëmë në Reçicë të Vogël, BDI ka mbajtur takim me aktivistët e vet, ku Bekim Maksuti, Xhevat Ademi, Resi Abdurahmani kanë qenë pre e revoltës qytetare që nuk kanë kursyer gjë pa ju thënë për rrenat dhe mashtrimet që ju kishin bë, për ndërtimin e shkollës,për kanalizimin, për avansimet në administratë etj. Disa nga ankesat e aktivistëve ishin kështu:

“Ti Xhevat a e din saherë na ke rrejt deri tani – ku është shkolla, ti zotëri ministri sa avansime ke bë dhe çfarë ngritje kanë në detyrë pasi je bë ministër, ti zotëri Resia a e sheh se Tetova është bë ‘Kandahar’ dhe vend i pa banueshëm, ndërsa ti ke veturë luksose dhe ne jetojmë me paga 200 euro, z. Maksuti, sa punësime ka në ARM, sa kuadro shqiptarë ka atje? , z. Maksuti, si ti bindim njerëzit ta votojnë Stevon kur ka kandidat shqiptar, ” – janë shprehur qytetarët duke ju thënë se skeni turp që të vini përsëri edhe të na kërkoni vota për një kandidat maqedonas!/Albanews

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media