Aktorja e Kosovës nga Beogradi: Ja çfarë bënë disa serbë kur u fol për përdhunimet në Kosovë

auto_17951738_1310921752323116_3201156255585563758_n1496575885.jpg

Aktorja e Kosovës, Qëndresa Loki, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sot do të kthehet nga Beogradi për në Prishtinë. Ajo thotë se është krenari kur dëgjohet fjala jonë në midis Beogradit për të gjitha të këqijat që iu bënë popullit të Kosovës nga Serbia. Aty ka pasur edhe serbë që e kanë ndjekur fjalimin. “Po, Presidentja nuk u lejua me na u bashkangjit në Beograd. Por unë, dhe disa Artist-e, gazetar-e, Aktivist-e, ndjekëm fjalimin e saj që kishte për ta thënë këtu në Beograd, tha atë që duhej thënë për të gjitha gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë nga regjimi Serb”, shkruan Loku. “Unë dua të dëgjohem”, dhe ajo u dëgjua fuqishëm dhe bindshëm. Dhe asnjë protestë e mundshme nuk mundni me ndal fjalën e saj, dhe dhimbjen e shumë grave të përdhunuara”, përcjell Loki. Ajo tha se ka pasur edhe çudira serbe.

“Një serb u çua në këmbë dhe bërtiste si i çmendur Kosova është zemra e Serbisë”, tregon Loki. “‘Unë dua të dëgjohem’” është libri që ka përmbledhje 10 rrëfime të grave të përdhunuara gjatë luftës. Në takim ishte edhe Natasha Kandiq, e cila tregoi një rrëfim të luftës në Kosovë. Ku gjatë përndjekjes një nënë i vdes fëmija në krah nga i ftohti, pa ushqim dhe në shi. Nga rrëfimi në sallë qanin edhe serbët ata që e kuptoni se çfarë terrori ka ndodhur në Kosovë”. Por në anën tjetër dëgjoheshin serbë duke bërtitur Kosova është Serbi. Kështu që at burrin që bërtiste e morën edhe e qitën jashtë, masandej krejt serb u çuan ti thënë mbylle gojën. Ulu. Sepse ai burri i çoroditur bërtiste se shqiptarët na kanë vra e përzënë nga shpija. Krejt kjo ka qenë në festivalin që u organizua ‘Mirëdita’ në Beograd”, tregon Loki

Komentet
Top