Loading...

Akuza e Berishës: Zëdhënësja e FSHF-së në trafik kokaine, kam foto

auto_Jona-Dervishi-Sali-Berisha-665x5001486043399.jpg

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot zëdhënësen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, për përfshirje në trafik droge.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se zotëron foto që vërtetojnë se Dervishi bashkëpunon me vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Ramën, në trafik kokaine, raporton panoramasport.

“Edi Rama ka një vëlla, Olsi Rama, qytetar shqiptar e amerikan. Kur denoncova se u kthye për afera e trafiqe, asnjë prej jush nuk i besoi, por e vërteta është kjo. Olsi Rama, këtu kam me data me foto e çdo gjë, por me çfarë thoni ju, me makinën e kreut të grupit të kokainës, së bashku me një ndrikull që punon diku në Federatën Shqiptare të Futbollit, një Jona, Jona, a si quhet. Kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si e përshtatur me vende të fshehta për transport kokainë. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet e daljet e vëllait të kryeministrit, ndrikullës Dervishi dhe makinës së drogës të Genti Gjonajt”,­ akuzoi ish-kreu i qeverisë

Komentet
Top