Loading...

Al-Sisi: “Ju i keni paratë si kokrra orizi”

al-sisi.jpg

Të kërkosh para është një çështje delikate.

Por një video e hedhur në YouTube është kthyer në hit në vendet arabe.

Aty dëgjohet presidenti i Egjiptit duke u tallur me pasurinë e shteteve arabe, të pasura me naftë.

Në fakt regjistrimi ka të paktën një vit, por tani është publikuar.

Ai është bërë në kohën kur Al-Sisi (aktualisht president) ishte ministër i Mbrojtjes i Egjiptit.

Al-Sisi i thotë drejtorit të zyrës së tij që t’i kërkojë Arabisë Saudite që “10 miliardë dollarë të depozitohen në llogarinë e ushtrisë”.

Ai kërkon të njëjtën shumë edhe nga Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kur drejtori i zyrës së tij i përgjigjet me të qeshur, Al- Sisi i thotë: “Çfarë ke? Ata i kanë paratë si kokrrat e orizit”.

Më shumë se një milionë mesazhe me thurjen: “Al-Sisi tall Gjirin” janë përhapur në rrjet.

Sauditët janë përgjigjur duke bërë humor me thurjen: “Ata i kanë paratë si oriz”.

Komentet

Leave a Reply

Top