Loading...

Alban Meha rrëfen përshpëritjen e Guardiolës

0344.jpg

Cfarë i tha trajneri spanjoll mesfushorit të kombëtares shqiptare? Këtë pyetje e kanë bërë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Gjermani.

Bajerni sapo kishte mundur Paderbornin me një rezultat tenistik 6-0, dhe Pep Guardiola i afrohet Alban Mehës duke i përshpëritur dicka në vesh. Cfarë i tha trajneri spanjoll mesfushorit të kombëtares shqiptare? Këtë pyetje e kanë bërë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Gjermani, me Bild që ka zbuluar bisedën e shkurtër mes Mehës dhe teknikut të Bajernit të Mynihut duke pyetur vetë mesfushorin në këtë rast.

Në faqet e Bild, Albani, që ishte i vetmi në fakt që i shpëtoi “kritikave” në humbjen tenistike, deklaroi se Guardiola ju afrua duke i thënë, që ka një djathtë shumë të fortë dhe të vazhdojë të punojë dhe në të ardhmen me goditjet e dënimit. Vetë Meha, i cili një javë më parë shënoi një gol fantastik në Bundesligë e pranoi se thënë nga Guardiola është një vlerësim i madh dhe gjithashtu një kënaqësi.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media