Loading...

Aleanca e re Katar-Turqi-Iran që po “mërzit” Arabinë Saudite

turqi_katar_iran-696x391.jpg

Një aleancë e re që formohet nga Katari, Turqia dhe Irani me potencial për të marrë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës është një shqetësim i madh për SHBA-në, Izraelin dhe Arabinë Saudite. Pas 8 vitesh luftë në Siri ka ndryshuar dinamika rajonale, në një mënyrë që kurrë nuk është parashikuar nga SHBA-të dhe aleatët e saj. Nëpërmjet dokumenteve është zbuluar se qëllimi i përkohshëm i Uashingtonit ishte të destabilizonte qeverinë e Asadit me shpresën e ndikimit iranian, shkruan RT.

Kjo strategji anti-Assad ka dështuar deri në atë pikë ku forcat iraniane janë mbështetur kryesisht përgjatë kufirit Siri-Izrael, duke kërcënuar aleatin më të dashur të Uashingtonit në rajon. Zhvillimi tjetër i dukshëm – dhe realisht, më i rëndësishmi është se Rusia, doli nga rrënojat e Sirisë si ndërmjetësi më i fuqishëm taktik dhe ushtarak. Megjithatë, duket sikur pasojat e Sirisë janë vetëm fillimi i një lëvizjeje tektonike në një drejtim masiv larg status quos. Tetë vjet më pas nga lufta në Siri tani po fillojmë të shohim disa ndryshime të mëdha konkrete brenda aleancave rajonale që kanë aleatët tradicionalë të Uashingtonit, veçanërisht Arabinë Saudite.

Katari, Irani dhe Turqia janë duke formuar një aleancë rajonale, e cila po irriton Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit. Këta partnerë tani janë haptazi duke formuar një aleancë të re, e cila do të përmbysë balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme, transmeton ORA. Forcimi i lidhjeve midis këtij aksi të kombeve është mjaft i shquar, kur merret parasysh se secili prej tyre ka mbajtur qëndrime tërësisht paradoksale lidhur me konfliktin sirian. Tmerri i këtij ndryshimi nga një perspektivë perëndimore mund të shihet në një artikull të “Asia Times” të titulluar “Përulja amerikane e Sirisë është më e keqe se sa duket”.

Kur Arabia Saudite bllokoi kufirin e vetëm tokësor të Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bllokuan dërgesat nga portet e saj në Doha, Katari shpejt gjeti miq në Oman, Turqi dhe Iran për të anashkaluar këtë bllokadë të pakuptimtë. Deri në fund të vitit 2017, Turqia, Irani dhe Pakistani kishin rritur tregtinë dypalëshe me Katarin, duke përfituar të katër vendet.

Irani, Katari dhe Turqia gjithashtu nënshkruan një pakt të transportit nga toka në gusht të atij viti që do të ndihmonte në uljen e kostos dhe periudhës së tranzitit për shkëmbimin e mallrave. Duke parë se Arabia Saudite ka bllokuar efektivisht rrjedhën e mallrave në Katar, nuk duhet të jetë e vështirë të shihet se edhe kjo marrëveshje solli rëndësi të madhe. Katari nga ana e tij ka investuar shumë në Turqi, në mbi 20 miliardë dollarë gjithsej.

Siç duket, aksi Katar-Turqi-Iran potencialisht mund të sigurojë një tampon të madh për të ashtuquajturën NATO arabe, e cila do të kryesohet nga Arabia Saudite. Ndërkohë që Arabia Saudite duket sikur ka arritur të sjellë Pakistanin në anën tjetër, ende mbetet që Pakistani të ndajë një kufi me Iranin dhe mbështetet shumë në Kinën, një aleat tjetër kyç i Iranit. Media në Arabinë Saudite ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj kësaj aleance të re, e cila mund të shihet në një artikull në “Al Arabia” me titull “Si Irani dhe Turqia përdorin Katarin për të minuar sigurinë rajonale dhe interesin e SHBA”.

Sipas Al Arabia, ekziston një “rrezik” i Katarit “duke u larguar nga orbita Arabe dhe duke paraqitur një kërcënim serioz për Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media