Loading...

Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani shpëtojnë nga padia e PSP-së

ahmeti-mijallkov-gruevski-supremja-1024x706.jpg

Gjykata Supreme thotë që Prokuroria Speciale nuk mund të ngrejë akuza për lëndët e Prokurorisë Speciale që janë hapur pas afatit 18 mujor që e kishte PSP në Ligjin e saj, raporton Tv SHENJA. Në interpretimin që e ka bërë Këshilli i Gjykatës Supreme, pas kërkesës së avokatëve Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, thuhet se nëse një lëndë gjyqësore, ka kaluar afatin 18 mujor që llogaritet prej nisjes së hetimeve e deri në ngritje të akuzës, atëherë atë lëndë nuk mund ta përfaqësojë Prokuroria Speciale.

Kjo do të thotë se të gjithë procedura që i ka hapur PSP-ja pas 30 qershorit të vitit 2017, do të bien në ujë. Do të bien në ujë hetimet mbi liderin e BDI-së Ali Ahmeti, për regjistrimin e popullsisë, do të hidhet poshtë edhe rasti “I fuqishmi” kundër Antonio Milloshoskit, por ka gjasa të shpëtojë edhe Bujar Osmani, i dyshuar në rastin “Pacienti”, e të tjerë. Vetëm rastet që PSP i ka marrë nga Prokuroria Themelore si “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka Postare”, do të kthehen në Prokurorinë amë. Por Katica Janeva do të detyrohet tia kthejë edhe lëndët e tjera Villma Ruskovskas, shefes së Prokurorisë së rregullt për luftimin e krimit të organizuar.

Iniciatorët e këtij intepretimi janë avokatët e shumicës së të akuzuarve në rastet e Prokurorisë Speciale. Avokati Elenko Millanov thotë se me këtë interpretim u qartësua dilema nëse PSP ka të drejtë të iniciojë raste të reja. Me këtë vendim të Gjykatës Supreme, problematizohen rastet “Perandoria” me të akuzuar Sasho Mijallkovin, dhe “Talir” për financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së. Nëse merret parasysh ky vendim, këto dy raste do të bien poshtë. Po cenohen edhe dhjetëra procedura të tjera parahetimore. /Shenja.tv

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media