Allegri: Duhet t’i mbyllim ….

auto_Allegri-Pelatih-Anyar-Juventus1477172794.jpg

Max Allegri dëshiron që Juventusi t’i mbyll ndeshjet më shpejtë, pasi ndeshja me Olympiacosin kishte shumë rreziqe.

Juan Cuadrado dhe Federico Bernardeschi shënuan në fitoren me rezultat 2-0 si mysafir të Olympiacosit, duke e kaluar grupin si vendi i dytë.

“Bëmë shumë gabime në pjesën e dytë, për këtë edhe isha shumë i nervozuar, pasi këto situata shkaktojnë rrezik në ndeshjen në Evropë”.

“Ishte si finale, pasi u desh fitorja për të mos menduar për rezultatin në Barcelonë. Duhet të përmirësohemi dhe të jemi në klinik”.

“Duhet të punojmë më shumë në disa situata teknike”.

“Kur e ke mundësinë që ta mbyllësh ndeshjen atë duhet ta bësh. Ndeshja mund të ndryshojë në çdo çast dhe për këtë nuk duhet ta lëmë të hapur”.

“Në këto moment gjërat nuk po shkojnë mirë për Dybalan, por kështu ndodhi më të edhe në sezonin e shkuar në këtë kohë”.

“Paulo duhet të qëndrojë i relaksuar dhe të punojë”.

“Tifozët e Juventusit duhet ta heqin negativitetin nga mendja e tyre. Nuk është e lehtë të luash në finale të Ligës së Kampionëve. Ata gjithmonë thonë se ne humbëm dy finale, por nuk thonë që arritëm dy në tri vite. Dua që ata të jenë më pozitiv”, ka thënë Allegri

Komentet
Loading...
Top