Loading...

Amar Ismani, blogeri shkupjan që duhet ta njihni patjetër – FOTO

26753772_1176622812481707_1322909935_n.png

Dona Kuçi – Shqipmedia

Të jesh në hap me trendet e fundit është bërë shumë e lehtë e kohët e fundit duke marrë parasysh se globalizmi ka ndikuar goxha, rrjetet sociale na afrojnë rreth modeleve të reja dhe ato që do të pasojnë në stinët në vijim. Por aq sa ka të mira, ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Shumë njërez zgjedhin pikërisht rrjetet sociale për t’u ekspozuar dhe në fakt nuk ofrojnë asgjë veç stileve copy-paste nga bloggerët, dizajnerët e famshëm botëror. Gjithsesi është për t’u admiruar fakti se edhe në mesin e atyre bloggerëve që të inspirojnë dhe kanë goxha shije për t’u veshur janë edhe disa vajza dhe djem shqiptarë.

Njëri prej tyre është edhe shkupjani, bloggeri dhe modeli Amar Ismani i cili është pjesë e një prej kompanive më të reja për dizajnimin e veshjeve në vend, ARMA.
Një djalë i ri, i cili guxon të luajë me ngjyra dhe stile, por përsëri ngelet besnik i stilit urban.


ARMA, kompania e motrës së tij, Amra Ismanit, një dizajnere e re në moshë, por që ka arritur të jetë pjesë e disa sfilatave me veshjet e saj, nuk është i vetmi “oqean” në të cilin ka notuar
Amari. Bloggeri shqiptar thotë se ka patur bashkëpunim edhe me kompani të tjera të njohura: “Kam bashkëpunuar me firmën “Le Specs” për syze, “Space Wallet” që merret me prodhimin e portofolëve dhe shumë bashkëpunime tjera që së shpejti do të bëhen publike”.
Ndër të tjera ai thekson se është vazhdimisht kontakt me një prej yjeve të muzikës reggaton, këngëtarin kolumbian J Balvin dhe mbase do të ketë ndonjë bashkëpunim edhe në këtë sferë: “Kontaktoj dhe me J Balvin, është shumë miqësor dhe po bisedojmë për diçka të tillë. I kam ofruar një pallto të dizajnuar nga motra ime dhe sapo të kemi fotografitë nga ai, do t’i bëjmë publike nëpër rrjete sociale. Them se jemi në rrugë të mirë për të kapur tregun ndërkombëtar dhe të shpalosim shijet tona. Megjithatë ngelet t’ja lëmë kohës”.

Amari vazhdon studimet master për komunikim ndërkombëtar, por çka realisht e lidh pasionin dhe profesionin e tij? Më tej ai u shpreh: “Sa janë të përafërta, janë edhe po aq të kundërta. Them se kam dashuri për të dyja. Te të dyja këto sfera kam gjetur hapësirë për të shprehur shpirtin tim, të tregoj kush jam. Pasioni për modën më lejon të shprehem vizualisht, ndërsa nga ana tjetër profesioni më jep mundësinë të reflektoj atë që kam në mendje”.

Amari është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe thotë se falë tyre mund të japë ose marrë ide, të tregojë kreativitetin e tij, kryesisht në rrjetin social Instagram. Por kritikave të bloggerit nuk i ikin dot të rinjtë shqiptar: “Shqiptarët tani kanë filluar ta ndjekin sadopak modën edhe pse mendoj se duhet akoma punë për t’u bërë. Ua sygjeroj të ndjekin fashionistët më me emër. Unë anoj goxha nga stili urban, por ka edhe njerëz të tjerë që kanë stile të ndryshme. Mos të qëndrojnë te klasikja, le të eksperimentojnë, detajet e bëjnë një njeri të veçantë, ngjyrat. Mos kenë frikë, sepse edhe mënyra se si vishesh të jep identitetin tënd”.

Komentet
Top