Loading...

Amerikanët parashikuan super grabitjen në Rinas

grabitjerinasarme.jpg

Grabitja e djeshme në Rinas, nëse nuk do të marrim në konsideratë vjedhjet galopante që politikanët i kanë bërë vendit, konsiderohet goditja ku janë marrë sasia më e madhe e parave të situata të tilla nga keqbërësit.

Bëhet fjalë për 10 milion euro, të cilat dyshohet se u morën në sytë e policisë dhe punonjësve të sigurisë, ndërsa aeroporti i Rinasit tregoi edhe njëherë se është “han me dy porta”.

Rinasi cilësohet si aeroporti më i pasigurt në Ballkan sipas një renditjeje që ka bërë revista amerikane “Global Finance” duke bërë kështu një lloj parashikimi për atë që mund të ndodhte gjatë ditës së djeshme.

Përshkrimi i revistës

Sipas një klasifikimi bërë nga revista amerikane “Global Finance” Shqipëria radhitet në vendin e 69-të në fushën e sigurisë në aeroporte ndër gjithsej 128 shtete.

Ndërsa në krahasim me vendet e Ballkanit, vendi ynë ka aeroportin më të pasigurte. E çka është më e vështirë për t’u besuar është fakti se edhe disa vende në Afrikën Lindore dhe Lindjen e Mesme kanë rritur ndjeshëm sigurinë duke caktuar një perimetër të gjerë sigurie rreth e rrotull aeroportit.

Po ashtu në këto vende makinat dhe autobusët shqyrtohen dhe kontrollohen nga personeli i trajnuar i sigurisë.

Nëse ky personel ka dyshime për ndonjë automjet ose udhëtar ata nxirren jashtë perimetrit të sigurisë për një inspektim më të plotë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” udhëtari lejohet të hyjë direkt në godinë, pasi në dyert e aeroportit nuk ka rojë sigurie, në pjesën më të madhe të aeroporteve në botë, si brenda ashtu edhe jashtë godinës, policët patrullojnë dyert e hyrjes duke ndaluar çdo udhëtar të dyshimtë.

E super grabitja që ndodhi dje, ku mbeti i vrarë edhe grabitësi Admir Murataj ishte një kronikë e paralajmëruar.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media