Analisti Bieber: Maqedonia si Koreja e Veriut

foto10.jpg

Pas zhvillimeve dramatike të sotme në Shkup ku u dha lajmi për aktakuzë ndaj liderit të opozitës pasi ka bashkëpunuar me një agjenci të huaj të inteligjencës, një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan ka propozuar që Maqedonia të ndryshojë emrin.

“Sygjerim për një emër të ri për Maqedoninë: Republika Demokratike Popullore e Maqedonisë”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, Florian Bieber që është profesor në Universiten e Gracit, raporton Indeksonline.

Sygjerimi lë të kuptojë se Bieber mendon që sjellja e pushtetit në Shkup është e ngjashme me atë të vendeve diktatoriale që quhen Republikë Popullore Demokratike.
Një nga këto vende është edhe diktatura komuniste e Kim Jong Un-it, Koreja Veriore e cila zyrtarisht quhet Republika Popullore Demokratike.

Kryeministri i Maqedonisë siç ka raportuar Indeksonline, ka thënë sot se është skandaloze se si kundërshtari i tij politik është munduar të shfrytëzojë përgjimet e bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë shtetëror, përgjime këto që janë bërë nga një shërbim i huaj sekret për ta “shantazhuar” që të pranojë të themelohet qeveri teknike.

Shumë analistë mendojnë se aktakuza ndaj Zoran Zaev, lideri i partisë LSDM opozitare është thjeshtë përpjekje për të shkatërruar opozitën. /Indeksonline

Komentet

Leave a Reply

Top