Analizë/ Burimi më i vlefshëm në botë nuk është nafta, por biznesi i të dhënave

data-collection-696x243.jpg

Nga Ledion Kulla

Së fundmi, një produkt i ri fitimprurës , në rritje të shpejtë, po tërheq vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të autoriteteve “antitrust”, për të ndërmarrë hapa në kontrollin e atyre që janë lider në këtë industri. Rreth një shekull më parë, një produkt i tillë ishte nafta. Tashmë, po ndodh e njëjta gjë me gjigandët që po kontrollojnë të dhënat, nafta e epokës digjitale.

Këta gjigandë –“ Al phabet” (kompania mëmë e Google), “Amazon”, “Apple”, “Facebook” dhe “Microsoft”- duket se janë të pandalshëm, pasi bëhet fjalë për 5 kompanitë më të vlefshme në botë, të listuara në bursë.

Përfitimet e këtyre kompanive po rriten në mënyrë drastike, pasi të pesta së bashku kanë realizuar një fitim neto prej 25 miliardë dollarë, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. “Amazon” ka grumbulluar gjysmën e e të gjitha parave të shpenzuara online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Google” dhe “Facebook” pjesën më të madhe të të ardhurave, gjatë vitit të kaluar, e kanë siguruan nga reklamat digjitale në Amerikë.

Një dominim ti tillë ka bërë që të shtohen gjithmonë  e më shumë thirrjet për t’i dhënë fund këtij oligopoli, siç ndodhi me kompaninë “Standard oil” në fillim të shekullit të 20-të.

Në të kaluarën, ka pasur  edhe shembuj të tjerë të një praktike të tillë. Gjithsesi, madhësia e një kompanie nuk është një krim. Në anën tjetër, pak njerëz duan të jetojnë pa motorin e kërkimit “Google”, pa dërgesat brenda 24- orëve të “Amazon”, apo pa rrjetin social “Facebook”.

As këto firma nuk i kanë rënë alarmit kur janë zbatuar testet standarde të “antitrust”-it. Shumë nga shërbimet e këtyre kompanive janë falas, nëse bëhet fjalë për pagesë monetare, por, në fakt, përdoruesit paguajnë duke “dorëzuar” shumë të dhëna personale.

Në këtë pikë ka vend edhe për t’u shqetësuar. Kontrolli i të dhënave nga kompanitë e internetit, i jep atyre një pushtet të jashtëzakonshëm.

Sasia ka edhe cilësi në vetvete

Por çfarë ka ndryshuar deri më tani? Smartfon-at dhe interneti i kanë bërë të dhënat mjaft të rëndësishme, të kudondodhura dhe shumë të vlefshme. Nëse jemi duke vrapuar , duke parë TV ose nëse nuk kemi “ngecur” në trafik, ne gjithmonë krijojmë një gjurmë digjitale, ose lëndë të parë për destilimin e të dhënave.

Ndërkohë që të gjitha pajisjet, gjithmonë e më shumë, po lidhen me internet, duke filluar nga orët e deri tek makinat, paralelisht rritet edhe vëllimi. Dhe parashikojnë se një automjet pa shofer do të gjenerojë deri në 100 gigabajt në sekondë.

Njëkohësisht, edhe teknikat e inteligjencës artificiale i bëjnë të dhënat akoma më të vlefshme. Algoritmet mund të parashikojnë se kur një konsumator është i gatshëm për të blerë, kur një motor ka nevojë për servis, apo kur një person mund të jetë në rrezik në ndonjë sëmundje.

Gjigandët e industrisë si “ General Eletric” dhe “Siemens” tashmë e shesin veten si kompani të dhënash. Pra, ky bollëk i të dhënave ka ndryshuar edhe natyrën e konkurrencës.

Gjigandët e teknologjisë gjithmonë kanë përfituar nga efektet e rrjetin: sa më shumë persona të regjistrohen në “Facebook”, më tërheqës bëhet për të tjerët, që nuk janë të regjistruar.

Por, duke shtuar edhe të dhënat përfitimet janë akoma më të mëdha. Duke mbledhur më shumë të dhëna për individët, një kompani ka më shumë hapësira për të përmirësuar produktet e saj, që rrjedhimisht tërheq më shumë përdorues, që përkthehen në më shumë përdorues, e kështu me radhë.

Për shembull, kompania “Tesla”, pavarësisht se shiti vetëm  mijë në tremujorin e parë të këtij viti, ka një vlerë më të lartë në treg se “General Motors”, që shiti  2.3 milionë automjete gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Gjithashtu, aksesi në të dhëna i mbron kompanitë nga rivalët, në një mënyrë tjetër. Të triumfosh duke qenë i varur nga konkurrenca në industrinë teknologjisë, shmang edhe kërcënimin që mund të vijë nga ndonjë “start up” të ngritur në garazhin e shtëpisë.

Sistemet e mbikëqyrjes të gjigandëve të teknologjisë mbulojnë të gjithë ekonominë: “Google” mund të shikojë se çfarë kërkojnë njerëzit në internet (search), “Facebook” se çfarë ndajnë me të tjerët (share), “Amazon” se çfarë blejnë (buy).

Këto kompani zotërojnë dyqanet e aplikacioneve (app store) dhe sistemet operative, dhe japin me qira fuqinë informatike për kompanitë e tjera. Pra, këto kompani zotërojnë ‘’ syrin e Zotit’’ dhe mbikqyrin të gjitha aktivitetet në tregjet e tyre dhe përtej.

Këto kompani mund të shohin se kur një produkt ose shërbim fiton vëmendjen e konsumatorëve, duke vepruar me shpejtësi për ta kopjuar produktin apo për ta blerë këtë kompani “start up”, përpara se të bëhet shumë e madhe.

Nevojitet riformatim i rregullave “antitrust”

Natyra e tregut të të dhënave i bën autoritetet “antitrust” më pak të dobishëm. Ndarja e një faqeje si “Google” në 5 kompani të tjera (Googlets) nuk do t’i ndalojë efektet e rrjetit për t’u zgjedhur.

Me kalimin e kohës, njëra nga këto kompani do të dominojë sërish. Pra, për këtë arsye, nevojitet një rishikim radikal i rregullave. Ndërkohë që qasja e re fillon të bëhet e dukshme, dalin dy ide të reja. E para është se autoritet “antitrust” duhet të shkëputen nga epoka industriale dhe të kalojnë në shekullin e 21-të.

Për shembull, kur diskutohet një bashkim midis kompanive, gjithmonë autoritetet kanë përdorur si matës madhësinë e tyre, për të vendosur nëse duhet të ndërhyet ose jo. Por, tashmë duhet të marrin në konsideratë edhe aksesin në të dhëna të një firme, gjatë vlerësimit të marrëveshjes.

Çmimi shumë i lartë i ofertës mund të jetë gjithashtu një sinjal se një kompani po blen një “kërcënim”. Oferta prej 22 miliardë dollarë e “Facebook” për të blerë “WhatsApp”, e cila nuk kishte të ardhura, është rasti ideal për ta përshkruar këtë.

Parimi i dytë është rritja e kontrollit ndaj të dhënave për kompanitë që ofrojnë shërbime “online” dhe t’i jepet më shumë kontroll atyre që i ofrojnë këto të dhëna, pra konsumatorëve. Një transparencë më e madhe do t’i detyrojë kompanitë t’u tregojnë konsumatorëve informacionin që zotërojnë dhe sa para bëjnë prej tyre.

Komentet
Top