Loading...

Ancelotti afër stolit të Italisë, por ka disa kërkesa

carlo-ancelotti.jpg

Carlo Ancelotti është i hapur që ta marr drejtimin e Italisë.

Ish trajneri i Milanit, është trajneri më popullor nga të gjithë që janë në listë.

Sipas Gazzetta dello Sport, gjasat që ai ta marr drejtimin e Azurrëve, kanë kaluar nga mundësia e vogël, në shumë të mëdha.

Kontakti i parë tashmë është bërë me drejtorin gjeneral Michele Uva, që kanë qenë së bashku te Parma.

Hapin e parë për bashkëpunim e ka bërë Tavecchio me ndërmjetësin e tij, por Ancelotti ka kërkuar qartësi, drejtues autoritarë në FIGC dhe role të përcaktuara mirë.

Nëse ai e pranon rolin e tij të ri te Italia, ka gjasa që ai të presë deri në korrik, kur i skadon kontrata e Bayern Munchen.

Emrat e tjera që janë përmendur janë edhe Antonio Conte, Max Allegri dhe Roberto Mancini, por që të tre janë aktualisht nën kontratë me klube

Komentet
Top