Andi Lila: Golin ia dedikoj djalit që do të lindë së shpejti

16281.jpg

29-vjecari kujtoi se ky finalizim e ka cliruar psikologjikisht pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Cagliarit.

Andi Lila ishte nota e vetme pozitive e Parmës në humbjen 4-1 në fushën e Sassuolos. Futbollisti kuqezi i cili shënoi golin e vetëm për ekipin emilian, në ndeshjen e tij debutuese në Serinë A nuk ngurroi të nxirrte në pah identitetin e tij shqiptar, duke festuar me shqiponjën dykrenare, pa harruar një falenderim për Zotin, besimin ndaj të cilit e ka pikë referimi. Në një lidhje të drejpërdrejtë me Zona Gol, 29-vjecari kujtoi se ky finalizim e ka cliruar psikologjikisht pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Cagliarit, ku u detyrua të dilte nga fusha vetëm pas 13 minutave lojë.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua sidomos në anën psikologjike. Kam punuar shumë me dy seanca në dytë madje edhe e kam sforcuar trupin për të t’u kthyer sa më shpejt në fushë. Jam shumë i lumtur për golin që shënova ndaj Sassuolos”.

Shqiponja dykrenave dhe sexhdja ishin veprime spontane të futbollistit kuqezi, i cili ka një dedikim të vecantë për golin e tij të parë më Parmën.

“Në fakt festova në mënyrë spontane dhe kujtova vetëm ato dy veprime. Golin ia dedikoj djalit tim që pritet të vijë së shpejti në jetë”.

Lila më pas zbulon se trajneri Roberto Donadoni, e këshillon të futet më shumë nga qendra, ku do të ketë mundësi të godasë, sikurse veproi edhe ndaj Sasuolos.

“Te Parma po aktivizohem si mesfushor i djathtë dhe trajneri Donadoni më ka këshilluar që të futem në qendër, për të goditur portën, edhe pse unë parapëlqej të avancoj në krah dhe të asistoj shokët”.

Në fund Lila siguroi se do të jetë 100% në formë për sfidën e Armeninë, që do të zhvillohet pas rreth dy javësh.

“Nuk jam ende në formën time më të mirë. Pas dy javësh besoj se do të jem 100% gati për të dhënë kontribut për kombëtaren në ndeshjen me Armeninë”.

Komentet

Leave a Reply

Top