Loading...

Antishqiptari afër marrjes së postit të drejtorit në agjensionin të ri për zbulim ATO! (DOKUMENTE)

mkd-371827.png

Ende e paformuar, qeveria për njeri të parë të agjencionit për siguri nacionale po e shtyn Silan Avramovskin, agjent famshëm i shërbimeve maqedonase, tashmë në pension. Avramovski, edhe pse njërin prej kushteve për pensionimin e të punësuarve në polici ( 40 vite përvojë ) e ka plotësuar qysh para pesë viteve, përsëri është kandidat për institucionin e ri shtetëror si pjesë e reformave në shërbimet e sigurimit.

Nga gjurmimi i redaksisë së Almakos, mësohet se Avramovski është një antishqiptar i madh. Në shumë aksione policore famëkeqe ai njihet si organizator. Poashtu edhe në kohën e ish sistemit ka vazhduar me politikat e tij antishqiptare.

Gjatë muajit prill të vitit të kaluar, ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, ministër i punëve të brendshme, zëvendës drejtor në DSK, përgjegjës për bashkëpunimin me shërbimet sekrete me vendet mike në kohën e Sasho Mijalkov, Silan Avramovski ishte kandidati më serioz i Qeverisë për drejtorin e parë i Agjencisë Teknike Operative (OTA).

Gjatë këtyre ditëve, para miratimit të ligjit për themelimin e agjencisë së re për siguri nacionale, emri i Avramovskit përsëri është në mesin e kandidatëve më serioz për këtë institucion të ri.

Ngel e paqartë se si Avramovski edhe më andej është aktiv në shërbimet në Ministrinë e punëve të brendshme, edhe pse qysh në vitin 2014 ai i ka plotësuar kushtet për të shkuar në pension. Ministrja e atëhershme e punëve të brendshme ka nënshkruar dy vendime tek të cilat në mënyrë ekskluzive ka arritur redaksia e Almakos- njërën për pensionimin dhe tjetrën për shkatërrimin e vendimit për pensionim dhe vazhdimin e marrëveshjes për punë me MPB. Por, shërbimet juridike në MPB atëherë kanë treguar se vendimi i dytë i ministres së atëhershme ka qenë “ i pa bazë, antiligjor dhe i palejuar”.

Formimi i agjencisë për siguri nacionale është njëra prej kushteve që Maqedonia duhet ta plotësoje para nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Kjo agjenci do të funksionoje si trup i pavarur dhe i veçantë, jashtë kompetencave të MPB-së, por nën kompetenca të Qeverisë. Agjencia për siguri nacionale duhet që ta zëvendësoje DSK-në e tanishme. Për miratimin e ndryshimeve ligjore për agjencionin për siguri nacionale është e patjetërsueshme 2/3 e shumicës në Parlament. Sipas paralajmërimeve ky agjencion do të nis me punë prej me 1 qershor.

Sipas biografisë së Silan Avramovskit bëhet fjalë për profesionist në shërbim, i cili qysh nga diplomimi në Fakultetin për siguri në Shkup tërë karrierën e tij e ka kaluar në MPB, gjegjësisht në DSK. Vlen për ekspert të antiterrorizmit. Për të në Wikipedia shkruan se është i afërt me LSDM-në.

Avramovski në MPB punon qysh nga viti 1983 menjëherë pas diplomimit në Fakultetin për siguri në Shkup. Ka qenë inspektor në Karposh, inspektor kryesor në Drejtorinë e dytë për kundërshtim të terrorizmit ndërkombëtar dhe të brendshëm në Shërbimin për siguri shtetërore (SDB), shef i Drejtorisë për kundërzbulim në DSK, ndihmës drejtor për punë operative në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim.

Nga shkurti i vitit 2003 deri në qershor të vitit 2004, Avramovski është drejtor i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe pastaj ( 2 qershor 2004- 17 dhjetor 2004) edhe ministër i punëve të brendshme, përcjell Almakos.

Nga viti 2006 e deri më sot, dhe gjatë kohës së qeverisjes së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ai ngel në pozitë të lartë në DSK. Funksionin zëvendës drejtor në DSK e kryente edhe gjatë kohës kur drejtor në shërbim ishte Sasho Mijalkov.

Arrestimi nga ana e policisë maqedonase të shtetasit gjerman me prejardhje libaneze Kalid el Masri është kryer ( 31 dhjetor 2004) në kohën kur Avramovski ka qenë drejtor i përkohshëm në DSK. Ky arrestim është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë nga CIA, pas së cilës Maqedonia pastaj me vendime të gjykatave ndërkombëtare ka paguar zhdëmtim të madh./Almakos/

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media