Anulohet zgjedhja e prokurorëve të Janevës

timthumb.jpg

Këshilli për Prokurorë Publik ka anuluar zgjedhjen e Prokurorëve publik special që do të ndihmojnë Prokuroren special, Katica Janeva, në hetimet të lidhura me të ashtuquajturat “bombat” e opozitës dhe përgjegjësit e përgjimeve masive. Javën e ardhshme do të dihet zyrtarisht për ekipin zyrtar të Prokurores speciale, shkruan A1on. Anëtarë të Këshillit për Prokuror Publik thonë se nuk ka asgjë kontestuese në anulimin – thjesht po bëhet për të mos u ngutur në vendime. “Biografitë ende po shqyrtohen, disa nuk i kanë të plota. Ka mundësi që të mos zgjidhen të 14-të kandidatët. Nuk është e obligueshme që Janeva t’i ketë të gjithë, dikush mund të bie”, thonë në Këshillin e Prokurorëve. Publiku pret që Këshilli ta rishqyrtojë zgjedhjen e prokurores për krim te organizuar dhe korrupsion Lile Stefanova, e cila paraqitet si ndihmës prokurore në rastin “Puç”.

Komentet

Leave a Reply

Top