Loading...

Arbër Zeneli, “dardani” i shumëkërkuar në merkato

Zeneli-470x353.png

Afati kalimtar dimëror sapo ka filluar dhe ka shumë lëvizje nëpër klubet evropiane. Janë edhe disa futbollistë shqiptarë që po përmenden se mund të ndërrojnë mjedis në afatin kalimtar të janarit. Njëri ndër ta është edhe Arbër Zeneli, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës holandeze, Heerenven.

Golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës, i cili sivjet u zgjodh edhe si futbollisti kosovar i vitit, mund të largohet nga kampionati holandez për ta vazhduar karrierën në një kampionat tjetër. Për “yllin” e Kosovës më herët kishin shprehur interesim dy gjigantët e futbollit turk, Fenerbahçe dhe Galatasaraj, ndërsa së fundmi ishte raportuar edhe për interesimin e Chelsea-t.

Edhe pse ende nuk ka ofertë konkrete nga klubi londinez, skautët e skuadrës nga “Stamford Brigde” të dielën ishin në stadium për ta vëzhguar nga afër Zenelin, i cili asistoi në golin e katërt të Heerenvenit në barazimin 4-4 në udhëtim ndaj Ajaxit.

Të gjithë këtyre emrave ditëve të fundit i është shtuar edhe një skuadër që dëshiron shërbimet e Zenelit. Bëhet fjalë për skuadrën franceze Reims. Megjithatë, tani për tani gjithçka mbetet e paqartë rreth të ardhmes së 23-vjeçarit me origjinë nga Mitrovica.

Arbër Zeneli që nga viti 2016 është pjesë e Heerenvenit, ekip me të cilin në 71 paraqitje i ka shënuar 14 gola. Zeneli është një ndër futbollistët kryesorë te Kombëtarja e Kosovës dhe me 6 gola është top-golashënuesi i “Dardanave”.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media