Argjentina anulon miqësoren me Izraelin, shkak dhuna në Gaza

lionel-messi-argentina-804x380.jpg

Argjentina ka anuluar ndeshjen miqësore me Izraelin në kuadër të kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, për shkak të asaj që është cilësuar si presion politik për trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Lojtari argjentinas, Gonzalo Higuain, i ka thënë kanalit të sportit, ESPN, se ndeshja është anuluar.

“Ata më në fund kanë vepruar drejtë”, ka thënë Higuain në një intervistë.

Ambasada izraelite në Argjentinë ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se nuk do të zhvillohet ndeshja miqësore.

Lajmi për anulim është mirëpritur në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave.

Komentet
Loading...
Top