Loading...

Argjentinasi Pasquale, artisti që bën mrekullira me Photoshop – FOTO

0a27.jpg

Argjentinasi Martin de Pasquale ishte vetëm një vjeç kur Photoshop-i ishte krijuar. Por sot, në ditëlindjen e 25-të të këtij programi për rregullimin e fotove, ai arrin të bëjë mrekullia përmes tij, duke krijuar foto të pabesueshme, në qendër të të cilave është ai vetë.

Pasquale ka diplomuar në Universitetin e Beunos Aires, ndërsa ka filluar të merret më Photoshop-in, para shtatë vitesh kur kishte blerë një kamera dixhitale.

“U bëra pjesë e një botë të re, një epoke dixhitale. Qëllimi i fotove të mia është që të sjell në mënyrë vizuale diçka që s’është e mundur në jetën reale”-, është shprehur Pasquale.

Argjentinasi ka thënë se është inspiruar nga disa artistë, si japonezi Shigeo Fukuda, polaku Pawel Kuczynski dhe Erik Johansson, ndërsa ka treguar se këtë program ka filluar ta përdorë për të treguar ngjarje të ndryshme.

“Fillova të përdorja fotot për të treguar ngjarje joreale, duke i punuar në Photoshop. Askush nuk më kishte treguar se si, thjesht i bëja”-, ka thënë Pasquale, që nxit të rinjtë të jenë sa më kreativ duke përdorur teknologjinë, por jo të bëhen të varuar dhe të jenë thjesht përdorues pasiv.

0b

0c

0d

0e

0f

0g

0h

0j

0k

0l

0m

0n

0v

0x

0z

0a

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media