Loading...

Argjentinë: Independiente përfshihet në një skandal prostitucioni me futbollistët e rinjë

indipedente.jpg

Një rast shokues vjen nga Argjentina. Abuzim dhe shfrytëzim minorenesh në futbollin argjentinas dhe skandali ka të bëjë me njërin prej klubeve më prestigjioze në vend, Indipendienten. Një skandal i zbuluar nga gazetari Gustavo Grabia në programin “No Todo Pasa”. Një ngjarje që ka tronditur opinionin dhe që kthen në vëmendje atë që ka ndodhur pak muaj më parë në Angli, ku Barri Benell, ish-trajner te moshat e Mançester Sitit rezultoi fajtor për abuzimin me 50 lojtarë të rinj të datëlindjeve 1979-1991 dhe u dënua.

Skandali tek ekipet e moshave e Independientes mendohet se i takon një sistemi shfrytëzimi seksual, i organizuar nga një ish-lojtar dhe nga një ish-arbitër, të cilët i detyronin disa lojtarë të të rinjve të prostituonin.

Gjithçka u zbulua pas rrëfimit të një lojtari të ri, i cili tregoi te psikologu për abuzimet. Djaloshi, i datëlindjes 2001, ka folur për abuzime të vazhdueshme seksuale, që bëheshin në apartamentet e Buenos Airesit, ku ai dhe të tjerë, të moshës 16-17 vjeç, detyroheshin për shërbime seksuale në këmbim të parave.

Rrjetin e prostitucionit, sipas asaj që ka thënë djaloshi, e drejtonte një ish-lojtar i Indipendientes, me ndihmën e një arbitri që gjykonte ndeshjet e të rinjve. Stafi mjekësor i ka raportuar gjithçka Fernando Beron, i cili është koordinatori i të gjitha skuadrave të Independientes dhe që dje ka denoncuar rastin në Gjykatë.

Nga hetimet do të kuptohet se sa e gjerë është skema e prostitucionit që është denoncuar, pasi ka dyshime se janë të përfshirë edhe lojtarë të skuadrave të tjera.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media