Loading...

Arif Ziberi: Asnjë përkrahje nga institucionet, çdo gjë me forcat tona

arif-ziberi.png

Këngëtari i grupit Elita 5 i ftuar në emisionin “Programi 200”, Arif Ziberi tregon situatën financiare të muzikës dhe përkrahjen e institucioneve për muzikën në Maqedoni. Ai kritikon politikën se në 30 vjet që ata kanë kontribuar për muzikën dhe kulturën në Maqedoni kurrë nuk kanë marrë një përkrahje financiare apo edhe logjistike nga ana e institucioneve, çdo gjë e kanë bërë me forcat e tyre.

Për 30 vjet muzikë që kemi bërë, cdo gjë e kemi bërë me mjetet tona, edhe krenohemi me këtë. Nga institucionet kurrë nuk kemi marrë asgjë dhe kurrë nu kemi kërkuar. Kemi pyetur disa herë mos ka ndonjë projekt nga Ministria e Kulturës, por asnjherë nuk ka pasur asgjë. Kemi bërë çdo gjë me mjetet, instrumentet tona dhe për këtë jemi krenar se nuk duhet t’i përkulemi askujt për atë që kemi arritur- tha Arif Ziberi.

Komentet
Top