Loading...

Arifi, takim me delegacionin e lartë të ambasadorëve austriak në rajon

thumbnail_DSC_0345.jpg

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot priti një delegacion të lartë të ambasadorëve austriak në rajon, të udhëhequr nga ambasadorja e Republikës së Austrisë në Shkup, znj. Renate Kobler. Qëllim i vizitës së mysafirëve ishte për të mësuar diçka më tepër rreth mënyrave praktike, se si shteti austriak përmes projekteve reale do të mund të kontribonte në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në Komunën e Tetovës dhe rajonit të Pollogut, duke marrë parasysh faktin se Austria duke filluar pnga 1 korriku i këtij viti do të marrë presidencën 6 mujore të Këshillit të Bashkimit Europian. Në takim u bisedua edhe rreth politikave pozitive të cilat shteti impementohen nga Republika e Maqedonisë, në kuadër të planit 3-6-9, që padyshim ka pëshpejtuar rrugën euro-atlantike të vendit.

Komentet
Top