Loading...

(AR)kitektura (AR)gëtimi (AR)atija dhe (RA)hatija

jeta-iljazi-tetov.jpg

Shkruan: Jeta Iljazi

 
Njëherë një kohe një plak i quajtur Mies kish thënë: nuk dua të jem interesant, por dua të jem i mirë. Me profesion ky plak i mencur kish pas qenë arkitekt. Mu si profesioni të cilin kam unë dhe shokët e mi, po une akoma jam në vitet e rinisë, e demotivuar që në fillim dhe me shumë pikëpyetje për profesionin dhe ardhmërinë në vendin tonë, një vend në te cilin sheh gjitha kontradiktat, e mundohesh të besh zgjedhjen me të mire, nga nje oferte veshtirë jo e mirë…

Thonë që arkitektura nuk ka per detyrë të argetojë edhe pse fillon me të njejtat shkronja. Qëllimi I arkitekturës nuk është dëfryes po udhë rëfyes.

Na mesonin një kohë që forma ndjek funksionin, ndërsa tani bota na meson se forma ndjek dhe eficiencën energjetike dhe se nuk mjafton bukuria si e vetme, në fjalorin tonë e quajtem moti neve formalizëm. Dhe formalizmi nuk bën se është bosh, është pa arsye, dhe bota sot nuk len vend vetëm për formë, kjo e vetme është bukur shumë pa arsye.

Të ndërtosh në ditë të sodit, don të thotë të prekësh disa diciplina, të kesh njohuri dhe të dish ti kombinosh dhe shfrytezosh e sistemosh këto njohuri në mënyre racionale, që produkti final të arsyetojë bukurinë dhe koston e sajë.

Projekti Shkupi 2014 me ka bere shume kurioze që ditën që filloi te aktuelizohet si ide, si që e quanin ide arkitektonike media dhe populli.  Që si shprehje ide arkitektonike si fillim është shumë gabim. Mund të jetë kerkesë ndertimore po jo dhe arkitektonike, duke mare parasysh qëllimin dhe fushën e veprimit të ketij projekti.

Për të quajtur nje “fotografi” ide të duhet kapacitet per ta kuptuar atë e per ta sqaruar, ndersa për ta quajtur atë ide arkitektonike të duhet aftesi e mjeshtëri për të organizuar keto fotografi që ke kuptuar në hapsirë e kohë, e të shendërosh atë në një eksperiencë të këndshme hapsirore për njeriun dhe ata që frekuentojnë.

Sa i përket qellimit dhe fushës së veprimit të potencoj që:

  • Shkupi 2014 thëret një pseudo periudhë, që në gjuhën arkitektonike (neqoftese e konsiderojmë këtë si projekt arkitektonik), nuk egziston në ketë teritor paraprak. Së paku jo me ato elemente të cilat rëfehet vetë.
  • Shkupi 2014 thëret një kompleks karakteresh, thëret një pushtet të etur për sundim e triumf. Sundim i cili si ide është tejet i mirfilltë: sundim i injorancës mbi mazhorancën e heshtur.
  • Shkupi 2014 theret dhe nje triumf mbi mospërmbushjen ekonomike, sociale, ideologjike, edukative, të një populli me mbi 80% me arsim të lartë, që mbi së gjithash pritet të ketë një arsye deri diku të shëndoshë.
  • Shkupi 2014 thëret dhe një sinqeritet teje transparent për sistemin shoqëror e mënyrën e jetesës. Sistem pa bazë, disciplinë, strukturë, i formësuar e paketuar në polimere aromatike sintetike, qe nuk lejon oksigjenin e lageshtine e ajrit të depërtojë, njëjtë sikur sistemi të cilin neve e votojmë që na lë PA FRYMË. Po aq I sinqertë dhe për sa i përket mënyrës së jetesës, të dalun nga mesjeta, kureshtarë për tabutë që na kanë rrethuar, të etur për njohuri që nuk i kemi, e arsye të pa gdhëndur, me egocentrizem e paraqitje madhështore. E dalun nga modestia shpirterore shumë vjecare, ku gjykimi bëhet aty për aty e egzekutimi I gabimit nuk falet. Po cka vallë është gabimi cfar është njohuria?
  • Shkupi 2014 është ngulfatje projektuese, urbanistike, ngulfatje e qarkullimit ajror, kulturor, social, ekonomik, po ashtu edhe politik. Po është një relaksim turistik argetim i njëtrajtshëm, që të thot: Haro cfar din, per Europën e njerëzimin, të pranosh të panjohurën dhe zbulosh të paharueshmen. Një kampanjë turistike që thotë Macedonia timeless. Ku përjetimi turistik është një mish-mash kohësh, periudhash, vlerash e dëfrimesh. Ku historia e vërtetë mbulohet e degradohet pa pikë mëshirë. E thotë kjo është historia jonë. Histori stiropori. Argëtim pa kufi, ku prap them Arkitektura nuk ka për detyrë të argëtojë, detyra e arkitekturës është të formesojë, edukojë, prezentojë, simbolizojë, kujtojë, të jetë kujtim i qytetarit të vet, për qytetarin e vet. Jo të simbolizojë një kujtesë të marë nga ankthet e nje njeriu me probleme psikike, e të përgjithësohet si simbol i një grupi shoqëror që jeton në një teritor të caktuar. E të dëfrejë të huajin në kaos mundesish, e në pamundesinë e qytetarit.

Të projektosh dhe zbatosh një kërkesë ka shume dallim, këtu ka të bëjë shume me vlerësimin e hapësirës që na rethon dhe profesionit si arkitekt. Etikës profesionale dhe mbi së gjithash integritetit personal. Ka të bejë shumë me atë cka don të thotë e bukur per atë që bën kërkesën për një objekt e projekt të tille, që në rast konkret ka te bëjë dhe me përgjegjësi ndaj një hapesire publike, e ndërtuar nga fonde publike. Ka të bëjë shumë edhe me edukatë: mbi së gjithash edukim syri dhe ndjenjash, sensibilitet, reagim ndaj një stimuli apo influence komplekse emocjonale, kulturore, estetike. Një ndjeshmëri delikate sa ofenduese po aq dhe shokuese për mua si qytetar në rend të parë dhe si arkitekt në rend të dytë.

Të projektosh hapësirë, të jesh arkitekt nuk është të jesh zhongler, të argetosh e zbatosh cdo kërkesë, të gjesh Arati në profesion, arsyeja përse arkitektura egziston si profesion është se produkti final, duhet te permbush kërkesat e shfrytezuesit në mënyrë më të mirë, për ta shpjerë atë në një dimension më në konfort Rahati, e ta bejë atë të ndjejë e mësojë gjërat që janë rezultat nga kërkesat e tij, në suaza te reales, e të sfidojë pak nga pak imagjinatën e ëndërat e tij, jo ta shpjerë atë mbas në një situatë më pak të favorshme se sa ka qenë, por ti mundësojë shfrytëzuesit një hapësirë ku do të jetë më produktiv në përditshmëri.

Mbi se gjithash të projektosh don të thot të organizosh e të jesh i përgjegjshëm ndaj një detyre qe të është caktuar, një detyrim që kërkon origjinalitet, ndaj një komuniteti, një detyrim ndaj një bagazhi e buxheti kolektiv për Rahati (komfort). Se hapësira formëson sjellje, zakone e me kohë ajo ndron të tërë komunitetin, në të njëjtën mënyrë si komuniteti ka ndëruar atë hapësire. Në një distancë mes dy pikave në një hapesirë, mund të bësh pafund trajektore të ndryshme lëvizjeje, që të bën të shohësh dhe ndjesh, shijosh gjëra të ndryshme po edhe të njejta në mënyra të ndryshme, të hap diapazone, o të fut në një kanal që të shipe në thertore. Ky ështe aspekti filozofik i arkitektures.

Sot ne Shkup në vitin 2015 akoma ndjehen ankthet e 2014 tës, vijon projekti për ndërim të fasadës të një objekti me vlerë kulturore, monumenti të një periudhe të caktuar, arkitektura e pas luftës së dytë botërore, qendra tregetare e qytetit te Shkupit, që duan ta riveshin në një gjuhë të një periudhe tjeter. Monument i  Arkitekturës moderne në Maqedoni, monumenti i fundit i mbetur i rezistencës së kujtimit të qytetësisë, të hapësirave publike demokratike, të lëvizjes së lirë këmbësore, konceptit Ballkanik Carshi dhe rrugicë treg. Sot ky monument është në rezik të shëndrohet në një objekt neo klasicizmi seljakian. Pa ofendim është shprehje e përdorun në pamundësi ndryshimi e revoltë passive. Eshtë revoltë që nuk toleron një shëndrim të tillë të një objekti kujtese, nga simboli e kujtesa demokratike në një simbol të sistemit gated community. Mbi se gjithash është  revoltë më e madhe se sa arkitektonike është revoltë për liri të lëvizjes që Shkupi 2014 e ka cënuar, rezikuar dhe mohuar qytetarit.

Mbi së gjithash arkitektura është për njerëzit, pa njeri nuk ka arkitekturë, dhe njeriu funksjonon falë lëvizjes e kujtesës, lidhjes dhe raportit të ndërsjellte njeri- njeri, e njeri hapësirë …

Përderisa arkitektura shihet vetëm si ceshtje shiesh arkitektura si e mirfillte është në rezik dhe atë vetë e rezikon arkitekti, kur zbaton kerkesat sy mbyllur hapësirën e bën medium kompromisi vlerash e njohurishë, pa i filtruar ato, pa i selektuar, pa përpunuar, e pa analizuar, pa e bërë cdo informatë të kthyeshmë në një process reversibil si që është procesi i projektimit, procesi nga ideja deri në zbatim, në korelacjon me kërkesat, mundesitë, vlerat, arsyet, mënyrat e funksjonimit, organizimit, dhe njohurive e pasionit për Rahati.

Roli i arkitekturës është sa i përgjithshëm po aq dhe egzakt, si artistik po aq dhe shkencor. Dhe mbi se gjithash mendimi që bukuria qëndron në sytë e shikuesit, dhe bukuria qëndron në sytë e poseduesit nuk e afirmon një shprehje mendim të quhet art, apo arkitekturë dhe arti nuk është vetëm mendim personal po ashtu dhe arkitektura, por përbëhet prej nje procesi të disciplinuar krijimi, organizimi të përmbushur me standarde si pikë fillimi e vlera si personale po ashtu dhe kolektive që atë e vë në të diskutueshme për të mirëfilltë.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media