Loading...

Arrestohen 30 persona në rajonin e Pollogut

policia-700x380.jpg

Gjatë javës së kaluar nën dyshim se kanë qenë të përfshirë në “prodhim të palejuar dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike dhe substancave psihotrope”, janë arrestuar 30 persona nga Tetova, Gostivari, Çegrani dhe vende tjera nga rajoni i Pollogut, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, këtë muaj ka intensifikuar aktivitetet e planifikuar për sanksionimin e personave që posedojnë, lëshojnë në qarkullim ose përdorin mjete narkotike.

Personat që kanë poseduar mjete narkotike janë të moshës prej 15 deri 46 vjeçare.
Nga SPB Tetovë kanë paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve të tilla edhe në periudhën e ardhshme, posaçërisht në objektet për të cilat kanë njohuri se paraqesin vende kur mblidhen shfrytëzues të lëndëve narkotike.

Komentet
Top