Loading...

Arrestohen dy kosovarë në Ohër

Ohrid-profil-2.jpg

Në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër policia arrestoi dy qytetarë të Kosovës të cilët tentuan me pasaporta të dy shtetasve të Maqedonisë ta kalojnë kontrollin kufitar.

“Më 4 mars të këtij viti, në orën 18:20, nëpunës policor nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “shërbim me dokument të huaj udhëtimi” i kanë arrestuar personat B.A. (34) dhe E.R. (35), të dy nga Kosova. Ata treguan dokumente udhëtimi të Maqedonisë me të dhëna për personat S.D. (29) nga Krushopeku, komuna e Sarajit dhe R.M. (46) nga Hasanbegu, rajoni i Shkupit”, informon MPB.

Komentet
Top