Loading...

Arrestohen dy persona për incidentin tragjik sonte në Tetovë

30118229_10210764170036459_2102256728_n_1-1-800x445.jpg

Naip Bellanoca nga rrethi i Kumanovës mësohet të jetë personi që ka ndërruar jetë në përleshjen e armatosur pranë selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, thonë burimet jozyrtare.

Burime partiake në kushte anonimiteti flasin për Gazetën Lajm lidhur me shkaqet që sollën deri te incidenti që rezultoi me një të vrarë dhe dy të plagosur afër selise se BDI-së në Reçicë. Sipas tyre shkaku ka qenë sërish posti i kryetarit të degës partiake.

Portali Shqipmedia jozyrtarisht mëson se ka dy të arrestuar për krismat sonte në Tetovë. Njëri është nga Kumanova ndërsa tjetri nga Shqipëria. Ata janë kapur tek pika pagesore në Zhelinë ku kanë qenë duke ikur me veturë Q7./Shqipmedia

Ju informojmë se këto ditë portali Shqipmedia ballafaqohet me probleme teknike të cilët pamundësojnë azhurnimin e faqes. Ky problem do të rregullohet në fundjavë. Shqipmedia

Komentet
Top