Loading...

Arrestohen gjithsej 7 persona deri sot për incidentin e armatosur në Tetovë

B654E858-9D20-47A6-8D69-9D16494A048B.jpeg

Katër persona janë dërguar në paraburgim 30 ditor në burgun e Shkupit dhe ndaj tyre janë ngritur vepra adekuate penale për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe armëmbajtje pa leje, nga incidenti i armatosur natën e 30 nëntorit në Tetovë mes dy grupeve të cilët ende po hetohen nga policia. Policia ka arrestuar gjithsej 7 persona, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ende po kërkon persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. Tre nga shtatë të arrestuarit deri më tani, të konfirmuar edhe zyrtarisht nga policia e Tetovës, janë mbajtur në stacionin policor dhe ndaj tyre zhvillohen procedurat adekuate, ndërsa ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për të njëjtit.

Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë

“SPB Tetovë deri tani ka arrestuar gjithsej 7 persona të cilët janë të dyshuar për involvim në krismat që ndodhën në rrugën “Ilirija” në Tetovë në mbrëmjen e 30 nëntorit. Katër prej tyre: D.M. 43 nga fshati Llacë, Xh.R. 28 Shipkovicë, B.D. 43 Tetovë dhe A.M. 37 Tetovë të cilët më 1 dhjetor me padi adekuate janë dërguar përpara gjykatësit në procedurë paraprake në gjykatën themelore Tetovë ku u është shqiptuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditësh. Katër personat mbrëmë në ora 03.00 janë dorëzuar në burgun e Shkupit për vuajtje të paraburgimit”

Të premten rreth orës 21:00 në bulevardin “Ilirija” në qendër të qytetit të Tetovës persona nga dy vetura kanë gjuajtur tek njëra tjera me armë zjarri. Sipas informatave të deritanishme, dy grupe kanë filluar konfliktin mes tyre brenda një kazinoje në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti i armatosur. Më pas pjesëtarët e dy grupeve kanë dalë nga kazino. Një veturë ka qenë e ndaluar në bulevard, ndërsa atyre u është afruar një veturë tjetër e cila ka qenë në lëvizje dhe nga të dy veturat, në drejtim të njëra-tjetrës janë gjuajtur breshëri plumbash nga pistoleta dhe armë automatike. Fatmirësisht sipas të dhënave zyrtare deri më tani nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëmi materiale në tre lokale dhe një veturë e parkuar në afërsi të vendngjarjes, si pasojë e goditjes nga plumbat. Policia doli në vendngjarje dhe tre personat e parë janë arrestuar në të njëjtën natë, ndërsa katër të tjerë ditën e shtunë.

Komentet
Top