Loading...

Arrestohen një shtetas kosovar dhe nje shqiptar në Tetovë

policia-650x358.jpg
Policia e Maqedonisë së Veriut, dje ka arrestuar një kosovar, i cili ishte duke punuar ilegalisht në Tetovë.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Maqedonisë së Veriut, ka arrestuar një kosovar.

Siç raporton Alsat M, gjatë kontrollit që ka kryer policia në një objekt hotelerik përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Tearcë, është kapur një qytetar nga Kosova, i cili ishte duke punuar ilegalisht në këtë objekt.

Personi është ndaluar në stacionin e policisë së Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.

Dyzetë e tetë vjeçari L.S. nga Tetova, i punësuar në Agjencion për sigurim, dje (15-prill) ka denoncuar se rreth orës 10.00, në Stacionin e autobusëve në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga 27-vjeçari B.K. shtetas i Shqipërisë.

Sulmuesi B.K. menjëherë është arestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media