Arrestohet ‘bossi’ i Gostivarit, Fadil Arsllani – FOTO dhe VIDEO

01.png

Policia mbrëmë e ka arrestuar Fadil Arsllani, të dyshuarin e parë në aksionin Çekani. Sipas informatave ende të pa verifikuara, Arsallani është arrestuar në Gostivar.

Policia më 10 dhjetor në aksionin “Çekani” ka arrestuar gjithsej 15 persona ndërsa katër të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Arsllani, ishin në kërkim. Ata ngarkohen me veprën “fajde”, “shoqërim kriminal”, “gjobëvënie” dhe “pastrim parash”. Mes të arrestuarve janë edhe avokatë dhe përmbarues, të cilët kanë ndihmuar grupin kriminal për aspektet juridike të veprimtarisë.

Arsllani më herët kishte deklaruar se aspak nuk i njeh personat e arrestuar gjatë aksion “Çekani” në Gostivar dhe kurrë nuk ka pasur me asnjërin asnjë lloj bashkëpunimi. Asllani teksa ndodhej në arrati, në një deklaratë eksluzive për portalin shqipmedia.com (http://www.shqipmedia.com/lajme/ekskluzive-flet-fadil-arsllani-skam-te-bej-me-pune-ilegale/), hodhi poshtë akuzat dhe tha se e gjithë pasuria e tij është rezultat i punës së ndershme në Zvicër dhe i pensionit me vlerë 5 mijë franga.

Në dhjetor të vitit të kaluar, policia sekuestroi në shtëpinë e Asllanit rreth 43 mijë euro, 12 mijë franga, 240 mijë denarë dhe rreth 20 makina të markave më të shtrenjta si “Hummer”, “Masserati”, “Audi”. Në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën edhe armë./Shqipmedia

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top