Arrestohet imami shqiptar që tha se “Festa e Pavarësisë është haram”

auto-auto-armand-ali-768x426-678x38115119828551511983393_1511990197-1432371.jpg

Imami nga Tirana Armand Ali i cili disa dit më parë tha se “Festa e Pavarësisë është haram” është shoqëruar për në Prokurori nga policia, njësitet anti-terror, për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve.

Vlerësohet se imami ka postuar në Facebook mesazhe për myslimanët, me frymë antikombëtare.

“Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social me titull “ Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pavarësisë, është haram! ”. Neni 265 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komentet
Top