Loading...

Arrestohet njëri ndër kriminelët më të mëdhenj në Shqipëri

146088698914608803421460836527llazi.jpg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër-ndalimin për Emiliano Shullazin , Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin për akuzat e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe gjobëvënie në dy episode.

Grupi i prokurorëve po heton Shullazin, kushëririn e tij dhe shokun e ngushtë Danin për gjobëvënie ndaj një shtetasi me inicialet J.Z., i cili ka kallzuar pranë organit të akuzës në muajin shkurt. Një burim i tha Top Channel-it se Shullazi dyshohet t’i ketë kërkuar një parkim 1200 metra katrorë në Tiranë biznesmenit, ndërkohë që menjëherë pas kërcënimit, në dyqanin e tij, në datën 13 mars 2016 ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Grupi i prokurorëve ka administruar përveç kallzimit edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve. ndërkohë prokurorët e dyshojnë Shullazin edhe për dosjen e ish-Vollgës në Durrës, e cila është bërë pronë e tij me akt dhurimi nga një shtetas shqiptar.

Janë të paqarta procedurat e ndjekura të kalimit të pronësisë nga një shtetas arab tek një shtetas shqiptar, deri te Shullazi.

Ndërkohë, Emiliano Shullazi po mbahet në Drejtorinë e Tiranës, ku edhe është marrë në pyetje deri në orët e vona edhe për akzuat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi atë se kishte kërcënuar me pengmarrjen e djalit kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në rast se ky i fundit nuk tërhiqej nga gara.

Por ky denoncim nuk është kaluar ende në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi me këtë çështje po merret Policia e Tiranës, thanë burimet.

Emri i Emiliano Shullazit është lakuar shpeshherë nga politika në Shqipëri, por edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili ekzaktësisht 5 muaj më parë përmendi emrin e tij si një nga personat që pengon reformën në drejtësi. Arrestimi i tij vjen vetëm një ditë pasi në Uashington ministri Tahiri nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me FBI-në për të luftuar ndër të tjera edhe krimin e organizuar.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media