Loading...

Arrestohet vjedhësi i veturave në Tetovë

policia-maqedoni-arrestim-670x430-780x439.jpg

SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër Xh.R. (33) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje të veturës”, njofton Portalb.

Në periudhën prej nëntorit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2018 i paraqituri ka marrë një veturë “Mercedes” dhe tre “BMW”.

Ai e ka shfrytëzuar mundësinë për t’i vjedhur veturat kur pronarët i kanë parkuar dhe i kanë lënë të pambyllura me çelësat e bravës.

Në atë mënyrë i dyshuari ka shkaktuar dëm material me vlerë prej rreth 1.786.400 denarë.

Komentet
Top