Loading...

Arrigo Sacchi: Nuk jam racist, por ka shumë zezakë në ekipet e reja

aa_picture_20141221_4092718_high-jpg20150217160152.jpg

Ish-përzgjedhësi i kombëtares Italiane, Arrigo Sacchi ka mohuar të jetë racist pas citimit të deklaratës së tij “që ka shumë lojtarë zezak tek të rinjtë e futbollit italian, që dëshmon se është komb pa nder dhe krenari”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e qartë se nuk jam racist, këtë e dëshmon historia ime si trajner. Por shikoni turneun e të rinjve në Viareggio, do të thoja se aty ka shumë lojtarë zezak. Italia nuk ka nder dhe krenari. Nuk është e mundur që klubet tona të kenë 15 lojtarë të huaj në ekip” tha Sacchi.

Ish-trajneri i Parmës, Milanos, Atletico Madridit dhe Real Madridit më vonë u përpoq që të sqaroj deklaratën e tij. ” Gabimisht jam interpretuar. Si mund të jem racist?” Tha Sacchi. Ai tha se ka drejtuar ndeshje ku kanë luajtur futbollistë të gjitha racave.

“Historia ime flet për veten. Çdoherë ka trajnuar ekipe me lojtarë të ngjyrave të ndryshme të lëkurës dhe shumë prej tyre kam sjellë, në Milano dhe në Madrid. Vetëm kam dashur të theksoj se ne si komb jemi duke humbur krenarinë dhe identitetin kombëtar,” tha Sacchi.

Komentet

Leave a Reply

Top