Loading...

Arrihet marrëveshja: Tetovari i bashkohet Liverpulit

Liverpools-Georginio-Wijnaldum-celebrates-scoring-their-first-goal-as-a-bottle-is-thrown-onto-the-p-700x466-681x453.jpg

Mediat në Spanjë raportojnë se zgjedhja e Liverpool-it për mbrojtjen është shqiptari nga Tetova i cili luan për kombëtaren e Danimarkës, Riza Durmishi. 24- vjeçari i cili aktivizohet në radhët e Real Betisit në kampionatin spanjoll, ka tërhequr vëmendjen e gjigandit anglez me paraqitjet e tij të mira.

“InformaBetis.com” raporton se shqiptari ka arritur marrëveshjen në parim me skuadrën e Liverpool-it dhe pritet që ti bashkohet asaj gjatë verës.Mbrojtësi i majtë ka zhvilluar 47 paraqitje me skuadrën spanjolle, që nga ardhja e tij në verën e vitit 2006, duke shënuar edhe dy gola. Riza Durmishi shikohet si zgjedhja më e mire nga ana e drejtusëve të klubit anglez, për mbulimin e krahut të majtë të mbrojtjes i cili pritet të mbetet bosh nga largimi i spanjollit Alberto Moreno.

Komentet
Top