Loading...

Arsenali dhe Juventusi mund ta bëjnë shkëmbimin e vitit

alexis-sanchez.jpeg

Sipas medieve italiane Arsenali i ka ofruar Juventusit, Alexis Sanchezin, për ta ofruar në radhët e veta Miralem Pjanicin.

Bianconerët ka vite që janë të interesuar për Sanchezin, prej se ky luante te Udinese, por në atë kohë kishte zgjedhur Barcelonën.

Lojtari është duke shikuar mundësinë e rinovimit, por në verë mund të behën ndryshime.

Ka kohë që në media flitet për një treshe sulmi krejtësisht latine te Juventusi me Alexis Sanchez, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Tuttosport shkruan se vet Arsenali e ka ftuar Juven në bisedime për shkëmbimin Alexis – Pjanic.

Ende nuk dihet se a do të pranojë Juve, pasi që sapo e ka blerë Pjanicin për 32 milionë euro

Komentet
Top