Loading...

Arsyet se pse jeni vazhdimisht të lodhur

0377.jpg

Në lidhje me lodhjen shpesh fajësojmë jetët tona plot tension, por në qoftë se ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës, ndoshta është koha për të ndryshuar diçka në zakonet tuaja të jetës. Po, nganjëherë është me rëndësi që vetëm pak të merrni pushim, të hani shëndetshëm, të merrni vitaminat, të zvogëloni alkoolin dhe kafen, të pini shumë lëngje, të flini më shumë, etj, shkruan gazeta Zëri.

Por, lodhja dhe molisja mund të jenë një shenjë e një gjendje më të rëndë shëndetësore që mund të trajtohet, paralajmërojnë ekspertët, kështu që nuk bënë të hezitoni për të kërkuar këshilla mjekësore. A e dini se këto janë arsyet më të zakonshme që ndjeni lodhje konstante?

– Anemia: Anemia ndodh si rezultat i numrit të pamjaftueshëm të qelizave të kuqe të gjakut, duke shkaktuar vështirësi në bartjen e gjakut në organet dhe indet në trup. Shkaqet më të shpeshta të anemisë janë sëmundjet e organeve të tjera, humbja e madhe e gjakut, të ushqyerit joadekuat me hekur të varfër dhe prodhimi i pamjaftueshëm i eritrociteve. Nëse shpesh jeni të lodhur edhe pse bëni gjumë të mjaftueshëm, ju mungon energjia për aktivitetet e përditshme dhe ndjeni ndryshime të shpeshta në humor, është e mundshme që vuani nga anemia. Simptomat ndonjëherë përfshijnë plogështi, marramendje, lëkurë të zbehtë, qarkullim të dobët, rrahje zemre të shpejtë dhe gulçim. E vetmja mënyrë për të diagnostikuar atë është të bëni analizat e gjakut, veçanërisht të numrit të eritrociteve, hemoglobinës, sasinë e hekurit dhe madhësisë së eritrociteve. Ushqime të pasura në hekur është ndihma e parë për ata që vuajnë nga anemia, kurse zgjedhjet më të shëndetshme janë, bollgur, fasule, panxhar, perimet me gjethe të gjelbra, mish dhe çokollatë e errët.

– Diabeti: Gjatë një viti kalendarik diagnostikohen më shumë se një milion njerëz që vuajnë nga diabet tipi 2! Diabeti është rritja e nivelit të sheqerit në gjakun e gjëndrave të pankreasit, e cila ndodh kur pankreasi ndalon plotësisht ose pjesërisht të prodhojnë hormonin insulinë ose insulina nuk është efektive në trup. Shenjat e diabetit janë urinim i shpeshtë, lodhje, dobësi, vizion të paqartë, etje, humbje peshe papritur, infeksionet e shpeshta, etj.

– Depresioni: Kjo është tani një sëmundje shumë e zakonshme që është shumë e rëndësishme të dini se si ta njihni dhe të përballeni me të. Karakteristikat kryesore të depresionit: humor i reduktuar, pikëllimi dhe humbja e shpresës, humbje e ndjenjës së kënaqësisë, humbje e fuqisë dhe energjisë, shfaqja e ndjenjës së frikës së pacaktuar (ankthi). Aty është edhe ndjenja e fajit, mungesa e perspektivës, kotësia, humbja e vullnetit për të jetuar, mendime dhe përpjekje vetëvrasjeje. Përveç kësaj shfaqjen ndryshime në të menduarit, gjumë dhe oreks.

Komentet

Leave a Reply

Top