Loading...

Artan Grubi dhe Menduh Thaçi ofendojnë rëndë Blerim Rekën

auto_aggg1431950389.jpg

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka përdorur akuza të rënda kur ka folur për kandidatin shqiptar për president Blerim Rekën.

Grubi, i cili po fliste në një tubim të BDI-së në sheshin Skenderbeu në Shkup, nga ku kërkonte vota për kandidatin maqedonase për president Stevo Pendarovskin.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Grubi i’u drejtua Rekës me disa shprehje me të cilat i drejtohen klerikët mysliman, kufomave gjatë varrimin, që në popull njihet si këndimi i tallkinit.

Mbase, në këtë mënyrë Grubi ka tentuar t’i dërgojë Rekës porosi se do të varroset politikisht në këto zgjedhje presidenciale.

“O Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës, çdo votë për ty është votë për VMRO DPMNE, çdo votë për ty është votë për regres e jo përprarim” kanë qenë disa nga fjalët e Grubit.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë ishte mysafir në Zonën B që emitohet në Klan Kosova me pronar Baton Haxhiun.

Thaçi ka folur edhe për kandidatin për president Blerim Rekën dhe opozitarët Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin.

“Blerim Reka mund ti ketë të gjitha të mirat, por Blerim Reka nuk është nusja e re e politikës shqiptare në Maqedoni”, tha Thaçi dhe pastaj e spjegoi pyetjen e gazetarit të Klan Kosova se çka është kjo nusja e re.

Në këto momente filloi e qeshura e Baton Haxhiut.

“Blerim Reka ka qenë ambasadori i BDI-së. Ai ishte i nënshtruari i peticionit anti-PDSH”.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media