Loading...

Artisti pyet politikanët shqiptarë: Ku po e bleni kokainën

ardteatri-800x450.jpg

Sot është bërë e ditur që nuk ka kaluar në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa amendamenti i iniciuar nga deputetja Blerta Deliu për rritjen e pagave për komunitetin artistik, konkretisht për aktorët rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra, ka qenë ajo e cila ka kritikuar në profilin e saj në Facebook deputetët të cilët nuk e kanë miratuar këtë amendament.

Njëri ndër komentuesit ka qenë edhe aktori Ard Islami, i cili me cinizëm i ka kritikuar deputetët.

“T`lutna, Arbana, masi i sheh ma shpesh, vec veti ku po “kryjne”, se fort GIPSIN e mirë!!!”, ka qenë ky komenti i Islamit.
Propozimi i Blerta Deliut parashihte ndarjen e një shume prej 600 mijë eurosh për Ministrinë e Kulturës, përmes së cilës do të përfitonin pjesëtarët e komunitetit artistik, të cilët punojnë në kushte të rënda dhe paga të vogla.

Komentet
Top