Loading...

Atmosfera fantastike e krijuar në Tiranë në përkrahje të Kombëtares – FOTO dhe VIDEO

0-147.jpg

Jo vetëm stadiumi “Velodrome” në Marsejë të Francës ishte nën pushtetin e tifozëve kuqezinj.
Në sheshin qendror të kryeqytetit shqiptar në vendin e ngritur posaçërisht për përkrahësit e flaktë të kombëtares sonë të futbollit, “Tirana Fan Zone”, gjithçka ishte kuqezi e thirrjet “O sa mirë me qen shqiptarë” mbizotëruan mbrëmjen.

Pavarësisht rezultatit 2-0 në favor të Francës në këtë kampionat europian historik për Shqipërinë e cila përfaqësohet për herë të parë, kuqezinjtë ditën të ruajnë festën e të mos zhgënjehen nga rezultati.

Loja e mirë e futbollistëve tanë, dhe fati i francezëve në minutat e fundit të ndeshjes, nuk ndali ovacionet përkrahëse për kombëtaren e De Biasit, edhe pse të gjithë do të donin që fati të ishte më shumë në anën tonë, si për të shpërblyer lojën dhe mundin e kuqezinjve në fushën e blertë.

Sheshi “Nënë Tereza” si rrallë herë ishte i tejmbushur me tifozë, saqë vështirë të mendoje se mund të gjeje një vend të lirë për të ndjekur ndeshjen. “Shqipëri” thirrur në kor prej tyre e ndezi atmosferën.

Mes miqsh, shokësh, tifozësh të rastësishëm, shqiptarët ditën t’i japin mbështetjen e merituar lojtarëve të Shqipërisë. Më herët para fillimit të ndeshjes një flamur gjigant u valëvit në sheshin “Nënë Tereza”.


FOTO:

0a

0c

0d

0e

0f

0g

0h

0

0b


VIDEO:


Atmosfera France- Shqiperi ne Tirane by gazetaexpress-shqiperi

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media