Loading...

“ATO” NUK E KANË EMRIN “TEZE” POR MENSTRUACIONE

menst-1024x603-2-620x420.jpeg

Shkruan: Fatbardhë Kiqina

Të shumta janë temat që konsiderohen të jenë tabu në shoqërinë tonë, e hiç më pak e tillë nuk është as ajo e ciklit menstrual.

Dikush nuk mund t’ua thotë dot as emrin, shumë të tjerë e konsiderojnë të ndytë këtë proces natyror, e mos ndodhtë të shkosh nëpër shumë pika shitjeje, ku pecetat i mbështjellin e i fusin në qese të zeza, duke i fshehur sikur të ishin diçka e jashtëligjshme.

Kjo temë që ende është tabu në shoqërinë tonë, ka filluar të sfidohet në masë të madhe nga gjeneratat e reja, që nuk e konsiderojnë të turpshme asgjë që lidhet me këtë proces.

Kjo temë u hap si diskutim edhe në grupin në Facebook, “Feminizmi shqiptar”, ku burra e gra shfaqën përvojat e tyre në lidhje me këtë çështje, të cilat rezultuan të jenë nga më të çuditshmet.

Disa nga komentet e komentuesve mbi temën e ciklit menstrual tek “Feminizmi shqiptar”:

Albina Idrizaj:

“Pse gjithmonë kur i përmend në emër, tjerët m’i hapin sytë, si me përmendë farë krimi e më thonë: ”shuj moj, mos i përmend nërsy krejtve se marre”.
Saherë i ka ndodh ndoni vajze padashje mos me i vërejtë që i kane ardhe, e eshte ”zhyt” , krejt gjimnazi e fakulteti e kane bo lajm mediatik, ”a e pate qysh i kishin ardhe, e si ka vrejt qyqja kuku” . A prit , je tu me tregu qe e ki pa ni qike qe ka gjakos ne mes kembeve ashtu si i ndodh qdo vajze e qdo gruaje qdo muaj, ëooooë, duartrokitje, e ki zbulu Ameriken.
#freetheperiods
#Idobloodythingseverymonth
#noneedtohideit.”

Abetare Bejta:
“Ju lutem, vec “teze” mos i thoni!”

Sonila Hasa Yliniemi:
“- Do vish per kafe?
– jo se jam me ato”.

Vlora Zejnullahu:
“Me kane pytur nje here ne nje QMF a je me “teze” a?”.

Eureka Koka:
“Mu kujtua nje cast ne plazh refuzova te lahesha pa u dhene shum shpjegime dhe direkt me thane: “he mi tpaskan ardh krushkat sot ee” . Ëtf jane krushkat mo?”

Orestia Meta:
“Cikli perdor un. Po nuk asht puna vetem te emri, edhe kur blen linesa ti mbshtjellin me gazete disa.”.

Suarda Dalipi:
Edhe ti japin pecetat sikur po blen droge. E lezetshmja eshte kur merr ne dore pakon e linesit dhe pret rradhen tek kasa. Nderkohe qe te gjithe te shohin sikur je zhveshur.”

Mirela Vasili:
“Këtu te unë i thonë “Erdhën rusët” (Ushtria e Kuqe)”

Elona Grozdani:
“Perioda i them zakonisht por ne fillimet e mia ne adeshence te gjitha shoqet i thoshim “ato” edhe ishte dicka e turpshme te flitej per periodat ne prani te djemve por ne gjimnaz gjerat ndryshuan disi edhe me shoket benim biseda qe deri atehere ishin quajtur tabu si periodat, Aids apo semundjet e tjera seksualisht te transmetueshme, aborti apo seksi i mbrojtur. Shoh qe pas shume vitesh gjerat nuk kane ecur edhe aq per mire edhe me vjen keq per adoleshentet e sotem…”

Besarta Gashi:

“E bona nje artikull/hulumtum mujin e kalum per sa dijne burrat per menstruacionet ne Prishtine, me erdh mire prej shumices qe nuk ngurojshin me fole edhe se e pranojshin mire edhe ju referojshin termit si menstruacione. Ma ka ftofe nje shites i librave ne moshe te mesme, kur e kreva i thash bravo se shume po dishe. Tha po se e kom lexu ate librin Seksi i dyte te Simones. I thash Hi5 se ti koke feminist”.

Komentet
Top