Audi krijon makinën vetë-drejtuese R8 e-tron që lëviz me shpejtësi 250 km/h

044.jpg

Audi prezantoi makinën e saj të parë elektrike, R8 e-tron, gjatë panairit CES të zhvilluar në Shangai. Makina ka dy motorë elektrikë, të cilët mund të shkojnë nga 0 m/s në 60 m/s në më pak se katër minuta dhe mund të ecë me shpejtësi 250 km/h.

Mjeti përdor skanerë lazer, kamera, radar dhe sensorë ultrasonik për të shfaqur pamje nga ambienti përreth. Të dhënat e mbledhura nga skanerët dhe sensorët përreth makinës do të dërgohen tek njësia qendrore e kontrollit për asistencë të drejtuesit, e njohur si zFAS.

Audi nuk është kompania e parë që krijon një makinë vetë-drejtuese, megjithatë qëllimi i saj është që të krijojë mjetin më të shpejtë. Emri, forma dhe ngjyra e makinës R8 e-tron janë frymëzuar nga filmi fantastiko-shkencor Tron i vitit 1982, nga Steven Lisberger. /krokodili.al

Komentet

Leave a Reply

Top