Audi prezantoi modelin e ri për gara – FOTO

20151130102324556646.jpg

Audi ka prezantuar modelin e saj të ri me të cilin do të garojë në WEC (World Endurance Championship).

Ky automobil do të vazhdojë të përdor motorin me naftë, ndërsa rivalët si Toyota dhe Porsche do të përdorin motorët benzinë, transmeton Koha.net. Ky model posedon motorin 4.0-litër V6 dhe baterinë prej litium-jon.

Pjesa e përparme e këtij modeli është ridizajnuar në mënyrë që të përmirësojë aerodinamikën.

“Me modelin tonë të ri Audi R18 dërgojmë një sinjal të qartë. Audi ende vazhdon të jetë e para në automobilizëm dhe me të vërtetë mbështetet në TDI, posedon teknologjinë më të suksesshme në automobilizëm, sidomos për Le Mans”, ka thënë kreu i Audi Motorsport, Wolfgang Ullrich.

Kompania Audi ka konfirmuar se nuk do të ndërrojë shoferët, por ajo do të zvogëlojë numrin e veturave nga tri në dy për garën “24 Hours of Le Mans”.


WEC është seri e garave e ndarë në disa kategori, në të cilën marrin pjesë prototipat sportivë të kompanive të njohura.

Komentet

Leave a Reply

Top