Azem Sylën s’ka kush ta gjykojë

azem-syla-rasti-toka.jpg

EULEX-i po “frikësohet” se nuk do të arrijë të përfundojë procesin gjyqësor ndaj Azem Sylës, si dhe ndaj 38 të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar në rastin “Toka”. Në qershor të këtij viti do t’i përfundojë mandati, kurse procesi gjyqësor rrezikon që të rifillojë, pasi që është tërhequr njëri nga anëtarët e trupit gjykues.

Nora Bllaca është gjyqtarja vendore e tërhequr, pasi që tanimë ka kaluar në Gjykatë të Apelit, duke e humbur të drejtën për të vazhduar pjesëmarrjen në gjykim. Për pasojë EULEX-i i ka dërguar një letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe i ka kërkuar që t’i lejohet Bllacës të marrë pjesë në gjykim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo KGJK-ja, siç ka mësuar “Koha Ditore”, nuk e ka shqyrtuar ende kërkesën.

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, së bashku edhe me 38 persona të tjerë, duke përfshirë edhe ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, janë akuzuar për veprat penale: krim të organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti në rastin e ashtuquajtur “Toka”.

Komentet
Loading...
Top