Loading...

Azet në qershor mban koncert në Kosovë

auto_28azet1527501567.jpg

Azet, një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar në rrafshin ndërkombëtar, tashmë kemi raportuar se ka qëndruar në Kosovë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa qëndroi për një javë në qendër të Prishtinës, e qëllimi i tij ishte mjaft fisnik.Pos që takoi adhuruesit e shumtë në qytet, Azet rrugëtimin e tij ja dedikoi bamirësisë.

Por, duket se këngëtari sërish do të vjen në shtetin tonë pasi që tashmë është konfirmuar edhe data e një koncerti në Kosovës.

Artisti do të jetë i pranishëm më 15 Qershor para publikut shqiptar në Mitrovicë, ku do të hapet edhe clubi më i ri “Kaffaz”.Theksojmë se krahas Musës i ftuar është edhe reperi Ledri Vula, i cili do të performojë disa këngë.

Komentet
Top