Bailly: Drogba më këshilloi të shkoj në Manchester United

eric-bailly-manchester-united_1qwoeypv06rgk1mzpnodmb0brv.jpg

Transferimi i ri i Manchester Unitedit, Eric Bailly tregon se ka refuzuar Manchster Cityn për shkak se kishte dëshirë të punonte me menaxherin portugez, Jose Mourinho.

Bailly u bë nënshkrimi i parë i Mourinhos, ku për një marrëveshje prej 30 milionë funta në muajin qershor, ai u transferua në “Old Trafford”.

Megjithatë, mbrojtësi ka treguar se Pep Guardiola ia ofroi një kontratë për ta sjellë atë në “Etihad Stadium”, megjithatë Dider Drogba ia kishte dhënë një këshill se ku të transferohej.

“Nënshkrova për Unitedin pasi më pëlqen Mourinho. Unë preferoj Mourinhon për shkak të Dider Drogbas i cili ka punuar me të. Didier është një mik i imi dhe ai më tha se Jose bënë shumë punë të mirë”, ka thënë Bailly

Komentet
Top