Loading...

Balaj shënon, Rijeka në vendin e parë – VIDEO

bekim-balaj-rijeka-2015_19xkiv8rwjqlk1pww41ihze16m.jpg

Skuadra e Bekim Balaj, Rijeka e ka mposhtur ekipin e Hajduk Splitit, si mysafir me rezultat 0-3.
Në këtë takim ishte aktivizuar gjatë gjithë lojës sulmuesi Bekim Balaj që ka qenë protagonist duke shënuar golin e tretë të takimit në minutën e 50.
Sulmuesi shqiptar është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë. Goli i dytë u shënua nga Tomasov, i cili u largua nga loja në minutën e 80’, për ti lënë vend mesfushorit shqiptar Odise Roshi.
Skuadra e Rijekas ndodhet në poziten e parë me 31 pikë, dy më shumë se Hajduk Split.

Komentet

Leave a Reply

Top