Loading...

Banka më e fuqishme do të largohet nga Maqedonia

bankat-kredite.jpg

Banka franceze Societe Generale, e cila prej vitesh është një nga bankat që ofron kredi dhe depozit në vendin tonë, do të largohet nga Maqedonia.

Në fakt, Grupi bankar francez Societe Generale po tërhiqet nga të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe është duke shitur biznesin e saj në Bullgari.

Shitja e bankës Societe Generale në Bullgari bëhet në paketë me pesë divizionet e tjera të grupit francez në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Moldavi.

Bankat hungareze OTP dhe DSK Bank janë duke kryer një studim të institucionit francez duke parë mundësinë për të bërë një ofertë së bashku.

Sipas ekspertëve të gjitha divizionet e Societe Generale janë të mirëmbajtura dhe fitimprurëse, por gjithashtu vuajnë nga të meta të ngjashme si tregu i vogël, mjedisi i ngopur dhe i paqëndrueshëm nga pikëpamja politike dhe regullatore.

Ky ka qenë edhe shkaku që Societe Generale mori vendimin për t’u tërhequr nga tregjet jo-strategjike të rajonit të Evropës Lindore.Shqipmedia

Komentet
Top